Këngëtarja 71-vjeçare thuajse e zhveshur në “Billboard Music Awards”

22/05/2017 00:00

Cher ka performuar hitin e saj “Believe” në “Billboard Music Awards”, në Las Vegas mbrëmjen e së dielës.

71-vjeçarja ka çuditur të pranishmit me veshjen që kishte zgjedhur për t’u ngjitur në skenë, ku edhe ka performuar me shumë energji.

Performanca e saj është prezantuar nga Gwen Stefani, e cila e ka quajtur atë një femër model që ka mësuar femrat se si të jetë të forta.

Cher ka kënduar gjithashtu e këngën me titull “If I Could Turn Back Time”, duke veshur një kostum të modës së viteve 90″. Ajo ka dhënë një fjalim mjaft domethënës në momentin që ka rrëmbyer çmimin “Icon Award”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel