Vlorë, sekuestrohen 40 kg kanabis
16/05/2017 00:00
Në vijim të operacionit masiv në Llakatund të Vlorës, policia gjeti sërish drogë.
Në banesën e shtetasit, Fatjon Lamçaj në fshatin Drithas, u gjet e groposur në oborr një sasi prej 40 kilogramësh kanabis.
Hashashi ishte hermetikuar në dy bidona plastikë, ndërsa 29-vjeçari Fatjon Lamçaj është arrestuar në flagrancë.
Dy ditë më parë në këtë zonë policia sekuestroi sasinë rekord prej më shumë se 15 tonë kanabis.
Top Channel