Partizani larg titullit, tifozët shqyejnë stolat

15/05/2017 00:00

Barazimi 1-1 në stadiumin e Flamurtarit nuk është pritur mirë nga tifozeria e kuqe, që ka shkaktuar jo pak probleme gjatë 90 minutave.

Gjatë ndeshjes pati edhe trazira nga tifozët duke sjellë edhe ndërprerjen përkohësisht të ndeshjes, tifozët e Partizanit, të pakënaqur me rezultatin kanë shkulur edhe stolat e stadiumit.

Me këtë barazim, ëndrra për titull e Partizanit bëhet thuajse e pamundur, çka ka sjellë edhe nervozimin e tifozave, ndërsa për kuqezinjtë e Vlorës, ky ka qenë një pikë me mjaft vlerë në rrugën e tyre për mbijetesë në Superligë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel