Një guidë e vogël për blerje perfekte

11/05/2017 00:00

Temperaturat po rriten dhe rregullimi i dollapeve ka nevojë për reformim.

Ky është rasti për të bërë disa blerje për t’iu përshtatur tendencave të reja, apo veshje që i përshtaten disi peshës aktuale apo thjesht për të bërë një dhuratë. Një guidë e vogël se si të bëni blerje të zgjuara dhe të jeni të kënaqura.

Hapi i parë është në shtëpi. Hapni dollapin dhe përzgjidhni me kujdes çfarë ju duhet dhe çfarë jo. Kështu do të krijoni një ide se çfarë ju duhet.

Planifikimi është hapi i radhës, ku pasi keni bërë listën tuaj të dëshirave, kontrolloni dhe buxhetin që keni për të bërë blerje. Nëse keni para mjaftueshëm është çdo gjë në rregull, por nëse keni një buxhet të limituar atëherë mos ngurroni të shihni uljet e sezonit, apo dyqanet me oferta.

Koha është një faktor. Nëse ke kohë mjaftueshëm mund të shohësh me kujdes nëpër dyqane, shuan kuriozitetin, provon veshje të ndryshme. Nëse keni pak kohë në dispozicion shpesh përfundon duke blerë diçka që nuk të pëlqen. Evitoni momentet e pikut nëpër dyqane. Nëse gjithë javën e keni të zënë dhe ju ngelet vetëm fundjava, shfrytëzoni orët e paradites ku nëpër dyqane ka më pak njerëz.

Veshjet në mënyrën e duhur, që do të thotë të zgjidhni veshje dhe këpucë që mund ti provoni lehtësisht në dhomat e provës. Zgjidhni veshje me ngjyra neutrale dhe këpucë që mund të kombinohen me veshjet që po zgjidhni të blini.
Në kërkim të thesarit, kur ju e keni listën gati se çfarë dëshironi të blini. Mos u ndalni në dyqanin e parë që shkoni, dhe pse keni parë një veshje që ju ka pëlqyer shumë. Bëj një kërkim të vogël dhe krahaso çmimet dhe modelet.

Në dhomën e provës mos i hiqni sytë nga masa. Mos zgjidhni veshje shumë të ngushta. Por kryesorja është vetëvlerësimi, duajeni trupin që keni dhe mos ngurroni të kërkoni masën e duhur për ju. Ndriçimi i dhomave të provës shpesh të gënjen. Mundohuni të zgjidhni dhoma të mëdha prove, dhe të qëndroni sa më larg pasqyrës për të parë nëse veshja është fiks për ju.

Dhe e fundit, kujdes me cilësinë. Para se të blini kontrolloni etiketat, kontrolloni nëse veshja është me fibra sintetike apo materiale neutrale, nëse mund ta lash në shtëpi apo do të duhet ta çosh gjithmonë në pastrim kimik.

Top Channel