Shay Mitchell, joshëse për LaPalme
10/05/2017 00:00
Shay Mitchell ka pozuar për kopertinën e LaPalme me disa foto mjaft të nxehta.
Ylli i serialit “The pretty little liars” shfaqet mjaft joshëse në setin e fotove, disa prej të cilave bardh e zi.
Ajo u kthye për sezonin e shtatë dhe të fundit të Pretty little liars, episodi i fundit i të cilit është më 27 qershor dhe “do të ketë të gjitha përgjigjet e pyetjeve”.
Në intervistë ajo thotë se Shën Valentinin e ka kaluar me mikeshat dhe se planifikon të krijojë familje në 5 vitet e ardhshme.
Top Channel