Reforma e Inspektimeve, Sula: Është e domosdoshme për përmirësimin e standardeve
Xhinsi është më i dëshiruari i të gjitha stinëve që ndodhet në çdo garderobë. Ideale për çdo temperaturë, klimë, është shoqëruesi perfekt për messtinët, sidomos kur koha bëhet e paparashikueshme siç është kjo periudhë.
Por si e interpretojnë stilistët xhinsin në koleksionet e tyre pranverë-verë. Ja disa kuriozitete.
Njëherë e një kohë ka qënë veshja e preferuar e të rinjve dhe identifikonte një farë shpirti rebel. Por prej kohësh tashmë xhinsi është një veshje frymëzuese për shumë stilistë.
Jo vetëm pantallona me 5 xhepa, apo këmisha dhe funde të shkurtër. Xhinsi i grisur është moda e këtij sezoni, dhe në galerinë e fotove do të shihni një sërë propozimesh të Fashion Week. Nuk mungojnë modelet e Carolina Herrera, qëndismat e Dolce &Gabbana, të grisurat e Dsquered2. Janë dhe modelet më klasike të Tod’s dhe Stella Mc Cartney.
Top Channel