Depilim me dyll pa sekrete

03/05/2017 00:00

Në këtë rast duket se është me vend shprehja “të dukesh  e bukur, duhet të vuash pak”. Në fakt, dylli është një nga torturat që duhet të durojnë femrat për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe të tregojmë këmbët, dhe jo vetëm.

Ja disa këshilla se si të lehtësoni dhimbjet e depilimit me dyll.
Si fillim, bëjmë një dush disa orë para dyllit. Kështu lëkura do të jetë më e butë dhe poret më të zgjeruara. Në këtë rast depilimi bëhet më pak i dhimbshëm. Më pas bëjmë një skrab eksfoliues. Përveçse e bëjmë lëkurën më të butë dhe eleminojmë qelizat e vdekura, nxjerr në sipërfaqe dhe qimet më të shkurtra që asgjë të mos i shpëtojë letrës ngjitëse.

Estetistët e dinë mirë: një nga sekretet e dyllit pa dhimbje është vendosja e tij në drejtim të rritjes, dhe tërheqja e ngjitësit është më pak i dhimbshëm nëse thahet, hiqet shpejt në drejtimin e kundërt. Gjatë tërheqjes, qoftë profesionale apo qoftë kur e bëni vetë një frymëmarrje korrekte ju ndihmon të relaksoheni dhe të ndjeni më pak dhimbje.

Dyllin mos e përdorni shumë të nxehtë, kjo është mjaft thelbësore. Për të patur më pak dhimbje dylli duhet të jetë i vakët, ose letra tërheqëse të jetë e ftohtë.

Pas drekës apo darkës rritet fluksi i qarkullimit të gjakut për shkak të tretjet, dhe për pasojë edhe ndjeshmëria e lëkurës… bashkë me dhimbjen e dyllit. Nga ushqimet shmangni kafen pasi kafeina i jep ndjeshmëri lëkurës.

Pas depilimit me dyll bëni relaks. As palestër, kështu që djersa, armikja e lëkurës së irrituar, nuk do ju bezdisë. Pak masazh me vajra natyrale dhe pa alkool, si ajo e bajameve të ëmbla, për të rikthyer butësinë dhe hidratimin e lëkurës. Gjithashtu shmangni diellin.

Top Channel