Megi Bilo është vetëm 19 vjeç, por pasioni për filmin dhe ngacmimi i brendshëm e çoi të merrte pjesë në një konkursin “Videmokraci”, ku të rinjve ju kërkua që të shprehin këndvështrimin e tyre për demokracinë dhe të shpallej fituese mes 200 prej tyre.

Ajo krijoi “Mazeophobia”. Frika nga të qenit i humbur në një shoqëri mes labirinti. Koncepti i saj u materializua në një punë modeste, por e realizuar me kujdes.

“Lindi spontane si ide, kur po bisedoja me shokë të mitë. Dhe më pas e realizova idenë time”, shprehet Megi Bilo.

Gogla që sillet në këtë labirint është ajo dhe kushdo tjetër i moshës që kanë një ndjesi humbjeje në shoqërinë që bëjnë pjesë. Probleme të tjera të përditshmërisë janë sjellë në videot e të rinjve.

“Labirinti mund të jetë shteti dhe pushteti, por gogla është gjithmonë qytetari që humbet në këto trazira”, thotë Megi Bilo.

Çdo perceptim i  të rinjve u mirëprit, duke sjellë këndvështrimin e tyre për demokracinë sot. Nuk pati perceptim të drejtë apo të gabuar, por thjesht ide që ja vlen të materializoheshin, ashtu si “Mazeophobia.

Top Channel