Zërat kundër bojkotit, reagon Ristani

01/05/2017 00:00

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani është zyrtari më i lartë i Partisë Demokratike që deri më tani ka reaguar pas deklaratave të Majlinda Bregut dhe Eduard Selamit, të cilët janë kundër bojkotit të zgjedhjeve.

“Këto janë kërcitjet e fundit”, thotë numri dy i selisë blu.

“Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe koha e bukur do agojë”, vijon Ristani, i cili nuk i përmend me emër dy kolegët, Bregu dhe Selami.

Po ashtu ka reaguar edhe deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj. 

Top Channel