Basha, përgjigje kritikëve në PD

01/05/2017 00:00

Kreu i opozitës reagoi në lidhje me deklaratat e Bregut dhe të Selamit.

Basha iu përgjigj zërave brenda partisë që kërkojnë futjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, duke thënë se deri më tani, për votime, është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor, që është koalicioni i 2015-s që është në pushtet.

Të gjitha partitë e regjistruara deri më tani në zgjedhje sipas Lulzim Bashës janë pjesë të koalicionit me Edi Ramën, ndërsa ky i fundit sipas tij, është kujdesur të fusë në zgjedhje parti si ato me të cilat, sipas Bashës, pretendonte të bënte zgjedhje edhe Ramiz Alia.

Shqiptarët, sipas tij, do ta mbrojnë pluralizmin dhe votën e lirë. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani shkroi në rrjetet sociale.

Top Channel