Lypësit e rrugës, Bashkia e Tiranës ndërhyn, por…

29/04/2017 00:00

Punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë e Tiranës janë çdo ditë në terren për t’ju ofruar ndihmë dhe shërbime të tjera lypësve të rrugës.

Punonjesit e bashkise thonë se shifrat e janë ulur ndjeshëm, por ende është shumë e vështirë për t’i mbajtur këta njerëz larg rrugës.

“Kam bërë 10 mijë lekë, kam bërë edhe 5 mijë lekë. Me 5 mijë lekë kam ik dje në shtëpi. Kanë frikë kalamajt. Janë lakuriq fare, as ilaç as vaj asgjë s’kemi në shtëpi për Zotin. 2 mijë lekë kam fitur sot”, thotë Kristina Karamanllari.

Ajo është nënë e 5 fëmijëve, bashkë me të cilët prej vitesh lyp çdo ditë. Më i vogli është djali 2 vjeç, të cilin ndërsa e ushqen me gji e mban me vete në rrugë për të lypur. Të njëjtën gjë bëjnë edhe 4 fëmijët e tjerë, të cilët janë bërë lypës “profesionistë” duke rrezikuar jo rrallë lëvizjen e automjeteve te kryqëzimi i Vasil Shantos, por edhe jetën e tyre.

“Kam qenë te pazari, nuk më linin. Dje burrit tim ia morën kanaçet dhe biçikletën”, tregon Kristina.

Punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë e Tiranë janë çdo ditë në terren, sipas njësive administrative që mbulojnë. Por, pavarësisht se u ofrojnë ndihmë dhe shërbime në këmbim të lypjes, është e vështirë që të mos i rikthehen më rrugës, si rasti i Kristinës.

Pas shumë tentativash punonjësit për mbojtjen e fëmijëve ja dolën! Bindën nënën dhe fëmijët për t’i dërguar në Qendrën Sociale të Bashkisë së Tiranës, ku morën të gjitha shërbimet e nevojshme fillestare

Sipas punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve, shifrat janë ulur ndjeshëm. Sipas tyre, vetëm në Tiranë janë rreth 50 fëmijë që lypin, të detyruar nga prindërit apo kujdestarët e tyre ligjorë, 3 herë më pak se 2 vite më parë. Por shpesh ata janë viktimë e rrjeteve të organizuara të përfitimit dhe për këtë duhet ndihma e forcave të policisë

Të identifikosh të mitur që lypin rrugëve të Tiranës, por edhe të Shqipërisë, është e thjeshtë, i sheh thuajse kudo, veçanërisht në kryqëzimet e mëdha. Por shpesh ndihma nuk është zgjidhje e mjaftueshme.

Ajo është me e vogël sesa 500 apo 1000 lekë në ditë që këto fatkeqë grumbullojnë. Specialistët pranojnë se edukimi aftgjatë është gjithashtu një faktor ndihmës. Vetë kristina në naivitetin e saj, tregon se ku e kishte origjinën lypja.

“Që kur ka lënë goca shkollën kam dal me lyp. Nuk ma futën në shkollë se kishte kaluar data dhe e mora vërtetimin me vonesë se e kisha te mami në shkollë”, kujton Kristina Karamanllari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA