Dieta 8 orëshe për të humbur peshë?

29/04/2017 00:00

Idea e agjërimit nuk është  një koncept i ri që nxitet nga dietologët, por duket se po fiton mbështetje mes njerëzve të famshëm.

Por a mund të jetë vërtetë sekreti i humbjes në peshë, ngrënia normalisht gjatë 8 orëve e duke mos futur asgjë në gojë për 16 orët e ardhshme?

Sipas ekspertëve nutricionistë kjo mund të rrisë energjinë tuaj dhe ju ndihmon të humbni atë peshë që nuk dëshironi, dhe yjet e famshëm që përdorin këtë lloj diete janë Miranda Kerr dhe Nicole Kidman.

Dr. Joseph Mercola, një nga mjekët kryesor që mbështet këtë trend thotë se janë tre rregulla për tu ndjekur, të shmangni një vakt në ditë, shmangni ngrënien në orët e natës dhe hani dhe pini normalisht gjatë kohës së lejueshme për të ngrënë.

“Nuk ka rëndësi se cilin vakt do të shmangni, mëngjesin apo darkën, për sa kohë e shmangni njërin prej tyre”, thotë Mercola.

Ai thotë se është e rëndësishme të hani disa orë para se të flini, kështu që trupi juaj do të përpiqet të tret një stomak plot kur është më pak aktiv. Për më tepër që gjatë këtij lloj agjërimi mund të hani normalisht gjatë periudhës 8 orëshe.

Shembull i kësaj është një nënë e dy fëmijëve, nga Melburni, Joanne Peters, 41 vjeçe.

Ajo nisi udhëtimin e saj për të humbur peshë kur ishte 62 kg, dhe humbi 5 kg duke agjëruar për 16 orënë ditë dhe duke ngrënë gjatë tetë orëve të tjera.

Rutina e saj zbutet pak kur ka plane shoqërore.

“Unë jam në gjumë pjesën më të madhe të agjërimit, kështu mundohem të ha mes orës 12.00-20.00. duket e vështirë por kur trupi juaj përshtatet bëhet më e lehtë dhe vërtetë që nuk ndihesh e uritur”, thotë ajo për DailyMail Australia.

“Agjërimi i ndërprerë është më i lehtë për të përditshmen, si një mënyrë jetese, se sa në mënyrë sporadike. Kam parë që kur ha vonë natën, zgjohesha më e urritur në mëngjes, por kur nisa të ha deri në orën 20.00, nuk ndihesha e urritur deri në orën 12.00 të ditës tjetër. Nuk i numëroj kaloritë, dhe preferoj të ha sa më shumë ushqime me shumëllojshmëri proteinash, karbohidratesh dhe yndyrnash”, vijon Joanne.

Ajo thotë se gjëja më e mirë e këtij agjërimi të përhershëm është reduktimi i dëshirës për të ngrënë. “Ajo që dua më shumë nga kjo dietë është se nuk mendoj për ushqimin siç bëja më parë”, vijon Joanne.

Përfitimet e dietës, dy herë në javë?
Ndihmon trupin të transformohet nga djegia e sheqerit, në djegien e yndyrnave.

Balancon hormonet tuaja, në veçanti ato që rregullojnë urinë dhe ngopjen.

Siguron që trupi të përdorë ushqimin që konsumojmë në mënyrë më efiçente, si energji.

Siguron që trupi të djegë yndyrnat e depozituara në trup për energji, duke ditur që qelizat pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga yndyrnat.

Rregullon metabolizmin tuaj dhe nivelin e energjisë

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë