Në Brazil futbolli nuk është vetëm një lojë; është një pasion që “ndizet” edhe më shumë nga detajet më të vogla.

Lojtarët e Desire dhe Sporting, dy skuadra që luajnë në një kategori amatore vendase, e patën të vështirë të përqendrohen në fushën e lojës dhe jo për faj të tyre.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në fushën e blertë nuk ishte loja dhe as topi i futbollit dhe trajektoret e tij, por vijërojtësja Denise Bueno.

Gjyqtarja shpërqendroi gjithë stadiumin e vogël me linjat e saj dhe si të mos mjaftonte e gjithë kjo vendosi që në një moment të lojës të freskohej nga temperaturat e larta duke hedhur ujë në trup. Kaq ka mjaftuar dhe askush nuk e kishte më mendjen tek topi…që ndodhej në fushë.

E nëse në fushë nuk tregon vetëm aftësitë që ka si gjyqtare, jashtë saj Denise është shumë aktive nëpër rrjetet sociale, ku me siguri pas kësaj performance numri i fansave do të rritet me shpejtësi.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel