Melanie Griffith: Ja pse u ndava nga Banderas

05/04/2017 00:00

Ajo është martuar dy herë me Don Johnson, e lidhur me Steven Bauer, dhe e divorcuar nga bashkëshorti i tretë i saj, Antonio Banderas në 2014.

Dhe Melanie Griffith rrëfen se martesat e saj të dështuara e kanë bërë të jetë “e rezervuar’ përballë meshkujve në një intervistë për revistën “Porter”.

Aktorja 59-vjeçar ka folur mbi fundin e dashurisë më të madhe të jetës së saj në një intervistë të re, duke pranuar se kishte “ngecur” në romancën e saj me Antonio, me të cilin ka një vajzë, Stella.

“Pjesë e arsyes pse martesa ime mori fund është sepse… personalisht ngeca dhe nuk dua që kjo të ndodh sërish, dua të shijoj jetën, dua të bëj çfarë unë dua. Tani jam e turpshme me meshkujt, shumë e rezervuar. Nuk kam dalë me askënd në këto dy vite pas divorcit”, ka rrëfyer Melanie.

Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar shoqen e saj më të mirë, Kris Jenner të përpiqet ta ndihmojë.

Top Channel