Ndalohen mjekrat e gjata në Kinë, masa ndaj ekstremizmit

02/04/2017 00:00

Kina e ka çuar një hap më tej ndalimin e simboleve fetare si perçja, duke mos lejuar as mjekrat e gjata apo shkollimin e fëmijëve në shtëpi.

Pekini zyrtar po intensifikon masat kundër atij që konsideron ekstremizëm fetar në provincën perëndimore Xinjiang, ku banojnë 10 milion myslimanë.

Masat e reja që hynë në fuqi këtë fundjavë, janë pjesë e një serie hapash për të rritur survejimin në rajon, përfshirë dorëzimin e pasaportave dhe gjurmues të detyrueshëm GPS në çdo makinë. Provinca Xinjiang është shtëpia e kinezëve Ujgurë, kryesisht myslimanë, të cilët prej kohësh përballen edhe dhunshëm me etninë kineze han, që dominon në vend. Qindra njerëz janë vrarë në Xinjiangt gjatë viteve të fundit dhe për trazirat Kina akuzon terroristët të frymëzuar nga ekstremizmi fetar.

Sulmet nuk kanë munguar as jashtë provincës dhe fakti që disa prej tyre janë kryer nga ujgurët i ka lënë dorë të lirë qeverisë të veprojë. Për këtë arsye, masat më të fundit që janë marrë ndalojnë në mënyrë specifike veshjen apo detyrimin e të tjerëve që të veshin perçe.

Mbështetjen e fanatizmit fetar apo propagandës fetare. Një masë mjaft serioze është ndalimi total i shkollimit të fëmijëve në shtëpi, diçka që ndërhyn në arsimin shtetëror. Po ashtu ndalohet refuzimi i produkteve dhe shërbimeve shtetërore, përfshirë radiot apo televizionet.

Megjithëse nuk përmendet specifikisht mes masave, e përditshmja shtetërore “Xchina daily”, tha se edhe mjekrat e gjata do të ndalohen, pasi konsiderohet se promovojnë ekstremizmin.

Top Channel