Big Brother 9, del çifti i parë

02/04/2017 00:00

Gerta dhe Denisi lanë shtëpinë e Big Brother. Publiku vendosi kështu. Por menjëherë pas daljes, ata edhe u ndanë.

“Meqenëse publiku nuk na ka pëlqyer neve si çift, atëherë mendoj se edhe ne nuk e pëlqejmë njëri-tjetrin në çift, dhe unë deklaroj se çifti ynë nuk ekziston më”, u shpreh Gerta.

“Nëqoftëse një gjë nuk ndodh, thjesht nuk ndodh”, deklaroi Denisi.

Surpriza tjetër e madhe e votës së publikut gëzoi Damianon. Pas penalizimit nga ikja e Donjetës, ai rifutet në shtëpinë e beqarëve.

Çifti i ri i krijuar në shtëpinë e beqarëve, e që hyri në shtëpinë e vërtëtë të “Big Brother” janë Sidrita dhe Ervini.

Edhe kjo javë në shtëpinë e çifteve ka pasur zhvillimet e veta, që kanë nxitur edhe debatet gjatë mbrëmjes.

“Këta të dy (Daniel dhe Fotini) janë kopja më e keqe e imja dhe e Olsit”, u shpreh Fiorentina.

Ndërkohë që përpjekjet për t’u bërë çift në shtëpinë e beqarëve kanë sjellë edhe deklarata të tilla si ajo e Xhenit ndaj Benardit.

Këtë javë, banorët do të jenë me një buxhet të kufizuar. Imitimi i skenave të filmave nuk i mundësoi të kalojnë provën.

Klodi, vajza që punon si balerinë në një lokal nate, zbuloi marrëdhënien e vështirë me të atin.

“Luaj, shijoje, jetoje dhe në fund fitoje. Ne të duam shumë”, ishte mesazhi i të atit të Klodit.

“Arbana, kjo është fitorja ime”, deklaroi Klodi pas mesazhit të dëgjuar.

Për Jonën dhe Ademin, çiftin e sfidave, ëndrra vazhdon.

“Më ka mbajtur vetëm shpresa që unë do të jetoj vetëm për t’u futur në Big Brother”, tha Jona.

Për këtë javë, çiftet që do të shkojnë në televotim janë Fotini-Daniel dhe Jona-Adem. Ndërsa çifti udhëheqës ngelen po ata, Olsi dhe Fiorentina.

Por të reja të bukura i presin banorët në shtëpinë e beqarëve, për të cilët xhami nuk do të ekzistojë këtë javë. Në këtë “Big Brother”, gjithçka mund të ndodhë.

Top Channel