Zyrtari i DASH në Prishtinë, takime me krerët e shtetit
28/03/2017 00:00
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee filloi sot një vizitë dyditore në Prishtinë.
Yee po zhvillon takime me përfaqësues të shumtë të institucioneve të Kosovës, përfshirë kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Vizita e tij ndodh në një periudhë diskutimesh për ngritjen e ushtrisë së Kosovës, që ka nxitur debate edhe me aleatët e Kosovës.
Gjithashtu, ajo zhvillohet në të njëjtën kohë kur kryeministri serb Aleksandar Vuçiç vizitoi Moskën, ku u takua me presidentin Putin për të diskutuar mbi situatën në Ballkan.
Top Channel