Masakër në vijat e bardha, kamioni godet nxënësit

28/03/2017 00:00

Kalimi i vizave të bardha në rrugët e Kinës është sfidë me vete. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor në këtë vend, ku brezat e shoferëve janë relativisht të rinj, lë shumë për të dëshiruar.

Por pamjet filmike që vijnë nga rajoni jugor i Guangxi janë vërtet tmerruese. Një kamion ecën me shpejtësi pa frenuar në asnjë çast drejt vendit ku po kalonin rrugën një grup nxënësish dhe përplaset me ta.

Incidenti shkaktoi tre të vdekur. Një prej viktimave vdiq në vend, ndërsa dy të tjerët ndërruan jetë në spital.

Shoferi ka përfunduar në pranga për vrasje, ndërsa autoritetet nisën menjëherë një hetim mbi ngjarjen e rëndë.

Top Channel