Aksion ‘blic’ në burgun e Durrësit pas një konflikti mes dy të dënuarve, sekuestrohet një ‘iPhone’ Njeriu që mbolli terrorin në zemër të Londrës pak ditë më parë nuk kishte arritur dot ta vishte të bijën e tij 18-vjeçare me ferexhe. Teegan Harvey ishte rebeluar ndaj ideve të të atit, pas konvertimit të tij të papritur në fenë islame.
Fotografitë e saj e tregojnë nxënësen e dalluar dhe mjaft popullore në shkollë me veshjet ekstravagante të një adoleshenteje, që nuk ka asgjë të përbashkët me të bijën e një fanatiku islamik.
Fustani që kishte zgjedhur për mbrëmjen e maturës ishte tejet i hapur, ndërsa miqtë e familjes tregojnë se Khalid Masood pothuajse nuk ekzistonte në jetën e saj.
“Teegan nuk e përmendte gati asnjëherë të atin”, shprehen ata.
Në kontrast të thellë me të, motra e madhe e Teeganit, Endi zgjodhi të ndiqte linjën e babait dhe të konvertohej në fenë Islame. Sot ajo jeton në zonën e Birminghamit.
Fqinjët thonë se 24-vjeçarja mban gjithmonë veshje tradicionale të këtij besimi dhe së fundi nuk e kanë parë më në publik me fytyrën të zbuluar. Besohet se rrugët diametralisht të kundërta që zgjodhën dy motrat kanë qenë, së bashku me shndërrimin e Khalidit, një nga arsyet kryesore të mosmarrëveshjeve të thella në familje dhe ndarjes së Masoodit nga ish-partnerja, Jane Harvey.
Top Channel