Alec Baldwin kishte marrë të gjithë familjen në premierën e filmit të tij të fundit,  “Boss Baby”.

Prezantimin e filmit vizatimor, aktori veteran e ktheu në një çështje familjare kur zbriti në tapetin e kuq bashkë me të shoqen, Hilaria dhe dy prej tre fëmijëve të tyre të vegjël, Carmen dhe Rafael.

Komedia e animuar, që në kinema do të shfaqet duke filluar nga data 31 mars, e vendos Baldwin në trupin e një fëmijë të zhurmshëm me kostum, i cili menaxhon një korporatë bebesh dhe i hyn një misioni sekret. Sherret dhe ngjarjet komike bëjnë që bebja të përplaset vazhdimisht me vëllain e tij më të rritur Tim, të cilit nuk i pëlqen vëmendja e madhe që po i kushtohet vëllait të tij të vogël që arrin të bëhet zoti i shtëpisë. Historia mbështetet në librin me të njëjtin emër, botuar nga autorja Marla Frazee në 2007-n.

“Zëri i Alec Baldwin i përshtatet tmerrësisht shumë personazhit tonë, ai është perfekt dhe shumë gazmor. Ishte vërtet zgjedhja e duhur”, tha Marla Frazee, shkrimtare.

Aktori, që këto kohë ka marrë lëvdata pafund për imitimin e Donald Trump-it në shoë-n komik, Saturday Night Live, i dha një reporteri të pranishëm në event leksione sesi ta portretizonte shefin e Shtëpisë së Bardhë në tapetin e kuq.

Top Channel