5 hapa për të qenë më të lumtur

21/03/2017 00:00

Kemi dëgjuar shpesh të thonë se lumturia është një zgjedhje e jona, por shumë prej nesh vazhdojnë të mos e kenë në jetën e tyre.

Në këtë artikull do të gjeni një listë me 5 hapa të thjeshtë për të qenë të lumtur. Bëhet fjalë për disa gjëra që nuk ju kushtojnë pothuajse fare.

1. Ndihmo të tjerët

Të ndihmosh të tjerët nuk është vetëm mirë për ata dhe diçka e mirë për tu bërë, por të bën edhe vetë të lumtur e të shëndetshëm. Të japësh bën që të lidhesh me të tjerët, duke krijuar komunitet më të fortë dhe shoqëri më të lumtur. Nuk e kemi fjalën vetëm për para’, por për kohë, ide dhe energji. Pra, nëse kërkon të ndihesh mirë, bëj mirë!

2. Krijo lidhje

Lidhjet janë kontribuesi më i madh i lumturisë. Njerëzit me lidhje të forta shoqërore janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë. Lidhjet e ngushta me familjen dhe miqtë japin dashuri dhe na rrisin vetëbesimin. Forcimi i lidhjeve shoqërore dhe krijimi i shoqërive të reja na bën më të lumtur.

3. Bëj stërvitje

Trupi dhe mendja janë të lidhura. Të jesh aktiv të bën më të lumtur dhe sigurisht që i bën mirë shëndetit fizik. Stërvitja na përmirëson humorin dhe na largon nga depresioni. Nuk ka nevojë të bëni stërvitje të fortë, mjaftojnë disa ushtrime të thjeshta për të na bërë më të lumtur.

4. Orientohuni drejt emocioneve pozitive

Emocionet pozitive si gëzimi, mirënjohja, kënaqësia, frymëzimi dhe krenaria krijojnë një “spirale pozitive” në periudhën afatgjatë. Pra, edhe pse duhet të jemi realistë për jetën tonë, e mira është që të përqendrohemi te gjërat pozitive.

5. Vendosni qëllime

Njerëzit që kanë qëllime në jetën e tyre janë më të lumtur. Gjithashtu, kanë më pak stres, ankth dhe depresion. Por, si ta gjejmë qëllimin e jetës? Besimi fetar, të qënit prind ose të bërit e një pune që sjell ndryshim do ju ndihmojnë për këtë.

Top Channel