Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias Zgjedhjet parlamentare të së mërkurës në Holandë zhvillohen nën hijen e sherrit me Turqinë. Prej tij po përfiton si populisti Geert Wilders, ashtu dhe kryeministri Mark Rutte, të cilit ky konflikt i erdhi si dhuratë zgjedhore pak përpara votimit, duke i krijuar mundësinë e shpërfaqjes si lider i fortë e i palëkundur.
“Ne vendosëm vijën e kuqe”, ishte deklarata e tij pasi dy ministrave turq iu ndalua fushata në Holandë. Por edhe pse arriti ta nxirrte vendin nga kriza, ekonomia u rrit me 2 përqind dhe papunësia është në kuotën e ulët të 5 përqindëshit, Kryeministri nuk është shumë i preferuar mes holandezëve për shkak të disa premtimeve të pambajtura, siç ishte ai i shtimit të shërbimeve sociale.
Politikani i esktremit të djathtë Wilders, nga ana tjeter është i bindur në fitore.
“Njerëzit duan ndryshim dhe janë njerëzit ata që duhet të votojnë. Nëse do të bëheshim ne partia më e madhe dhe këtë do ta shohim në ditët në vijim, partitë e tjera do ta kenë më të vështirë të bëjnë atë që bëjnë tani”, thotë ai.
Retorika anti-islamike dhe euroskeptike e Wildersit ka qenë muzikë për veshët e shumë holandezëve të shqetësuar nga kriza e emigrantëve, kërcënimi terrorist në Europë dhe telashet e vazhdueshme të Eurozonës.
Turqia ndërkohë hodhi poshtë thirrjet e zyrtarëve të lartë të BE-së për të treguar vetëpërmbajtje në mosmarrëveshjen me Holandën. Ministria e Jashtme turke i përshkroi si të ‘pavlera’ apelet e shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherinit dhe Komisionerit të Zgjerimit, Johanes Hahn, ndërsa e konsideron të rëndë faktin që BE-ja po mban sipas saj, anën e qeverisë holandeze.
Top Channel