Shteti Islamik mund të vritet nga algoritmet pasi një shkencëtar kompjuterash ka krijuar një teknologji të re që mund të pengojë përhapjen e përmbajtjeve terroriste në rrjetet sociale.

Profesori i Dartmouth University, Hany Farid thotë se ka ndërtuar një program që mund të fshijë nga rrjeti dichital përmbajtjet ekstremiste.

Platformat online si Facebook dhe Tvvitter po përdoren për të shpërndarë propagandën ekstremiste.

Numri i ekstremistëve që radikalizohen nga ajo që shohin online rritet përditë. Tashmë postimet e grupeve si Al Qaeda apo ISIS, i njohur si Daesh, do të fshihen automatikisht për të hequr të gjitha format e propagandës nga rrjetet sociale.

“Nëse do të shihni sulmet e fundit, nga Orlando në San Bernardino, në Nicë, Paris e Bruksel, të gjithë ata terroristë ishin radikalizuar online. Ata nuk kishin qënë në Siri, por kanë parë videot në YouTube. Pjesa e errët e internetit të hapur janë pikërisht këto ide të rrezikshme dhe dëmtuese që transmetohen, dhe janë të aksesueshme për 7.5 miliardë njerëz”, thotë Farid.

Duke bashkëpunuar me organiztën jofitimrpurëse “Counter Extremism Project (CEP)”, projekti i z. Farid përdor teknikën e quajtur “grirësi i fuqishëm” për të identifikuar përmbajtjet xhihadiste.

CEP ka hartuar një databazë masive të përmbajtjeve terroriste si foto, video, regjistrime audio për të ndihmuar në këtë proces.

Top Channel