Google nxjerr në pension ‘captcha’, mekanizmi i kontrollit në internet që kërkon tgë shkruash letra apo numra të vendosura në një poamje për të treguar që jeni një person dhe jo një kompjuter.

Testimi, i bezdisshëm për shkak të vështirësive që hasen ndonjëherë në leximin korrekt të kodit alfanumerik që duhet vendosur, përdoret për shembull kur dëshironi të hapni postën elektronike, të shkruani një koment online, apo të shkarkoni përmbajtjen e një faqeje.

Tashmë Google e ka bërë këtë test ‘të padukshëm’, falë një sistemi të ri që premton të jetë “i vështirë për kompjuterët dhe i lehtë për njerëzit”.

“Invisible reCaptcha”, ky është emri i sistemit, që funksionon duke bashkuar inteligjencën artificiale, në veçanti mësimin automatik, për “analizën e avancuar të rrezikut që i përshtatet kërcënimeve të reja dhe emergjente”, shpjegon Google në një video.

Sistemi analizon një sërë të dhënash, nga adresa e IP-së, nga mënyra se si lëviz mausin, për të parë nëse kërkesa në një faqe interneti vjen nga një person apo vetë kompjuteri. Vetëm në raste dyshimi përdoruesit do i kërkohet të tregojë “njerëzinë” e tij me një klikim.

Top Channel