Kthehen në modë vitet ‘60

13/03/2017 00:00

Kthimi dhe rikthimi historik i modës nuk na habit më; trendi kthehet në mënyrë ciklike duke sjellë stilin e dekadave që menduam se kanë kaluar. Mes tyre janë dhe vitet ’60, që frymëzojnë stilistët dhe dizenjuesit.

Për sezonin Pranverë-Verë 2017 vijnë stampimet gjeometrike, motivet optike, dhe minifundet e asaj periudhe.

Nëse dollapi i nënës suaj nuk ju vjen në ndihmë, ka disa firma mode që ju kthejnë në ato vite. Fantazia e stilit “tapestry” bëhet një këmisha nga fillimi deri tek kopsa e fundit, motivet e një fundi kombinohen me  çizme që shkojnë deri tek gjuri.

Revista “Grazia” sjell disa propozime se si mund të kombinohen veshjet e viteve ’60. Ndiqni fotogalerinë!

FOTO GALERI
13/16
Miu Miu

Top Channel