Depay “sajon” golin e vitit, shënon nga 45 m
13/03/2017 00:00
Memphis Depay ishte protagonisti absolut i Lionit në fitore 4-0 që skuadra e tij arriti ndaj Toulouse në Ligue 1. Futbollisti holandez e mbylli këtë sfidë me 2 gola të shënuar, njëri nga të cilët ishte një kryevepër e vërtete.
Ishte minuta e 82, kur Depay pasi rrëmbeu një top në mesfushë nuk ngurroi dhe më një parabolë nga një distancë prej 45 metrash befasoi portierin e Toulouse, Lafont duke e dërguar topin në rrjetë, një gol vërtet gjenial i denjë për çmimin “Puskas” për këtë vit.
Lioni pas fitores së kësaj fundjave është në vendin e 4 në kampionatin francez me 50 pikë, por ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë me Metz.
Top Channel