Ushtria e Kosovës, Thaçi: Dorëhiqem nëse s’miratohet

10/03/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të formohet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, nuk mund të ketë kthim pas nga ndërtimi i ushtrisë. Madje Thaçi shtoi se nëse Kuvendi nuk e voton ligjin për ushtrinë, ai do të japë dorëheqjen.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, me të cilët jemi konsultuar dhe i kemi informuar për të gjithë procesin -deklaroi Thaci në një intervistë për RTK.

Presidenti i Kosovës tha se për planin e tij janë informuar dhe konsultuar që më herët edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit.

Sipas tij gjithçka është ligjore dhe presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Thaçi deklaroi se roli i tij si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës, nxit që kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë.

Top Channel