Mark Zuckerberg ka marrë një numër të konsiderueshëm pëlqimesh në postimin e tij më të fundit. Themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij Prischilla Chan janë në pritje të vajzës së dytë.

Ende nuk ka një emër për foshnjën, por ky është një lajm i mirë për çiftin, të cilët patën vështirësi në fëmijën e parë. Vetë Zuckerberg kishte folur për tre dështime të gruas së tij para se të vinte në jetë vogëlushja Max.

Menjëherë pas lindjes së Max, Zuckerberg dhe Chan krijuan një organizatë jofitimprurëse, “The Chan Zuckerberg Initiative”, për të investuar 1 miliardë dollarë në kërkimin e kurave për çdo sëmundje, në nder të fëmijës së tyre të parë.

Zuckerberg kishte shprehur dëshirën që dhe fëmija i dytë të ishte vajzë. Ai është rritur me tre motra, ndërsa Chan me dy. Postimit ai i ka shtuar foto të hershme të tij dhe të Chan kur kanë qënë fëmijë, me motrat e tyre për të treguar fuqinë e lidhjes mes motrave.

“Nuk mund të mendoj dhuratë më të madhe se sa një motër dhe jam shumë i lumtur që Max dhe fëmija jonë tjetër do të kenë njëra-tjetrën. Ne të gjithë jemi njerëz më të mirë për shkak të femrave të forta në jetët tona, motrave, nënave dhe mikeshave. Mezi presim të mirëpresim vogëlushen tonë të re dhe do të bëjmë më të mirën për të rritur një femër të fortë”, shkruan Zuckerberg në postimin e tij.

Top Channel