Makina përplaset me zetorin, ndërron jetë 19-vjeçari

09/03/2017 00:00

Një aksident ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit. Një automjet Volkswagen, që udhëtonte nga Kosova, është përplasur me një zetor që po hynte në rrugën kryesore.

Si pasojë e përplasjes, një 19-vjeçar nga Kosova, i cili udhëtonte në makinën me targa kosovare ka humbur jetën dhe 4 persona u plagosën, mes tyre dhe drejtuesi i zetorit nga Fushë-Kruja.  

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku i riu kosovar nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, si dhe në atë të Lezhës.

Në vendngjarje vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel