Gomone me 1.2 ton hashash drejt Italisë, 2 në pranga

09/03/2017 00:00

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë pas përpjekjes për të trafikuar me gomone drejt Italisë një sasi prej 1.2 ton hashash.

Operacioni është zhvilluar pasditen e së mërkurës, kur policia thotë se është vënë në ndjekje të një mjetit lundrues 8 metra të gjatë, ku është ndihmuar edhe nga një helikopter i Guardia di Finanzas.

Në përfundim të ndjekjes, shtetasit shqiptarë me inicialet E.H., 38 vjeç dhe E.M., 35, u arrestuan në flagrancë nga reparti operativ i Guardia di Finanzas në Pulia.

Policia thotë se në bashkëpunim me palën italiane po vijojnë veprimet hetimore të përbashkëta për kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Top Channel