Sulmohet muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir
07/03/2017 00:00
Aktit vandalist i radhës ndaj muzeut të Alfabetit në Manastir ndodh në mesin e një krize politike me tensione anti-shqiptare në Maqedoni dhe në përvjetorin e 130 të shkollës së parë shqipe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Agresoret e maskuar kanë qëlluar me gurë duke thyer xhamat e ndërtesës e kane tentuar edhe t’i vënë flakën.
Policia e Manastirit ka siguruar regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe një shishe molotovi, të cilat i ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për autorët e ngjarjes.
Top Channel