Kombinimi i xhinsit me lëkurën

06/03/2017 00:00

Aktorja amerikane Jamie Chung na bën për vetë me një pamje të bazuar në pak elemente dhe linja bazë, ideale për të pasur diçka të thjeshtë për të veshur.

Aktoren e shohim të veshë një palë paliçeta xhins, të gjata vetëm pak mbi kyçin e këmbës dhe një pallto lëkure vishnje. Të njëjtën ngjyrë dhe për çantën, komode për ditën dhe trendi për mbrëmjen, ndërsa sandalet me pompon janë të zeza.

Veshja e saj ka tërhequr vëmendjen e botës së modës duke sjellë dhe disa sugjerime se si mund të kombinohen më së miri xhinsi me lëkurën.

FOTO GALERI
1/9
Jamie Chung

Top Channel