Facebook po testonin butonin “Dislike” në formën e emoji me gishtin e madh të dorës poshtë.

Por megjithatë ky opsion nuk do të jetë për postimet në Facebook, por në Messenger, raporton TechCrunch.

Disa prej 1 miliardë përdoruesve të Messenger kanë kërkuar që të kenë këtë komandë në mesazhe, përveç përgjigjeve me emoji të tjera, që përfshijnë gishtin e madh të dorës lart për “Pëlqej”, sytë me zemra për “dashuri” dhe gojëhapur për “Uau”, mjaft familjare këto në reagimet në Facebook, të cilat ndryshuar butonin “Pëlqej” kur dolën rreth një vit më parë.

“Ne po testojmë gjithmonë mënyra për ta bërë Messenger më të këndshëm dhe më të lidhur me të. Ky është një test i vogël ku i japim mundësi njerëzve të shpërndajnë emoji që përfaqëson më së miri ndjenjat e tyre në një mesazh”, ka thënë për TechCrunch një zyrtar i Facebook.

Nëse ky funksion ecën mirë, atëherë Facebook do e bëj të vlefshëm për përdoruesit e Messenger.

Top Channel