Çfarë nuk duhet të bëni kur zhgënjeheni

06/03/2017 00:00

Pas ndarjeve në dashuri femrat bëhen më të mbyllura dhe cinike, por si duhet të reagojnë për të jetuar një dashuri siç duhet pas një zhgënjimi të madh.

Më parë thuhej se historia e parë e rëndësishme e dashurisë, ishte ajo që do të zgjaste gjithë jetën. Por tashmë nuk funksionon më kështu.

Historitë e ndarjeve janë të shumta dhe në periudha të ndryshme të jetës. Ndonjëherë pas një ndarjeje humbet shpresa apo femrat bëhen më të zemëruara dhe cinike ndaj gjinisë mashkullore, thonë ekspertët.

Ja disa këshilla ekspertësh:
Të mendosh negativisht
Ai që e sheh të ardhmen negativisht sigurisht që jeta nuk i rezervon gjë të mirë. Mos mendoni se jeta juaj është e tristë sepse historitë tuaja kanë dështuar, sepse kjo nuk varet nga ju. Shijoni periudhën e beqarisë, dilni me miqtë dhe mos mendoni për atë që vjen. Thjesht jetoni.

Të urresh meshkujt
Të përgjithësosh nuk të bën mirë, pasi meshkujt nuk janë të gjithë njësoj. Bota është plot me persona interesante, duhet ta dini këtë.

Të jetosh me të shkuarën
Të jetosh me të shkuarën, do të thotë që nuk jeton dhe nuk ecën para. Prandaj mjaft u qatë. Nuk e dini se çfarë ju ka rezervuar e ardhmja, por kjo është pikërisht gjëja e duhur, të përjetosh emocione të reja që nuk mund të parashikohen.

Të zhytesh në punë
Mos u bëni një nga ato femra që për tu mbrojtur nga ndjenjat e kalojnë jetën në zyrë dhe zhyten pas një kompjuteri. Sigurisht që karriera është e rëndësishme, por nuk mund të jetohet vetëm me punën.

Të interpretosh femrën cinike
Mos u hiqni të jeni ajo që nuk jeni në të vërtetë. Mos hyni në zonën e femrës pa zemër, dhe pa ndjenja që do vetëm aventurat e një nate dhe ndihet e fortë të numëroj meshkujt si trofe. Mos u shndërroni në diçka që nuk jeni, do të ishte si një makjazh i bërë gabim, pasi duket që poshtë ka diçka tjetër.

Top Channel