Drogë në Qafë Thanë, arrestohet drejtuesi maqedonas

05/03/2017 00:00

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka sekuestruar një sasi droge të fshehur në paleta druri, të cilat transportoheshin me kamion nga një shtetas maqedonas.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i tipit “Volvo” me targa të Ohrit, që drejtohej nga shtetasi Nikola Damçeski, 40-vjeçar nga Maqedonia, transportonte paletat në rimorkion e trailerit.

Ky mjet iu nënshtrua kontrollit me skaner në vijën e dytë, pas dyshimeve se transportonte drogë. Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo palete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Ekspertët e policisë po vijojnë punën për nxjerrjen e të gjitha kutive plastike dhe peshimin e sasisë së drogës që fshihet aty. Shoferi maqedonas është arrestuar në flagrancë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel