Spotify bën të ditur se ka arritur numrin e 50 milionë përdoruesve me pagesë,  një rritje kjo 25% më pak se gjashtë muajt e kaluar, por duke e rritur epërsinë e shërbimit muzikor suedez ndaj rivalit të tij të afërt, Apple Music.

Sipas TechCrunch, Spotify po tenton të zgjerohet në tregun amerikan, pasi bëri të ditur zgjerimin e tij më të madh në Nju Jork, në shkurt.

Spotify një nga kompanitë më të mira europiane, do të lëvizë zyrat në Nju Jork, në World Trade Center duke shtuar edhe 1 mijë vende të reja pune.

Kompania doli më 2008, dhe në shtatorin e kaluar kishte 40 milionë përdorues me pagesë. Ndërsa Apple e cila nxorri shërbimin e saj muzikor më pak se dy vite më parë, kishte 20 milionë përdorues në dhjetor.

Top Channel