Në dyqanet online janë me mijëra e mijëra aplikacionet që ofrohen nga kompani dhe persona të ndryshëm, që nga ata nga më të thjeshtit e deri tek ata të çuditshëm.

E tillë është ideja që mbërrin nga Koreja e Jugut, ku një kompani është duke zhvilluar një aplikacion që “ju lejon të flisni me avataret e të afërmve tuaj të vdekur e madje të bëni edhe selfie me të”.

“E kemi ndërtuar për ata që kanë humbur një të afërm, që duan ta kujtojnë atë. Aplikacioni shfrytëzon inteligjencën artificiale për të rindërtuar të afërmin e vdekur përmes skanimit të imazheve që i paraqiten”, thotë Eun Jin Lim nga kompania “Elrois” për BBC.

Ajo tregon përvojën e saj.

“Gjyshja ime vdiq para disa vitesh dhe mua më vinte shumë keq sepse nuk kishim asnjë foto së bashku, por duke shfrytëzuar këtë aplikacion, tashmë e realizova këtë”, thotë Jin Lim. 

Aplikacioni është ende në fazë testuese dhe për disa është mirëpritur, ndërsa të tjerëve e quajnë të çuditshëm e deri tek joetik. 

Top Channel