Rezervim online për fushat e Liqenit Artificial

02/03/2017 00:00

Fushta sportive tek Liqeni Artificial mund të prenotohen online. Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën pak ditë më parë.

Mjafton të futesh në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin.

Ky është një shërbim që ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.

Në varësi të terreneve sportive, më portalin e APR është e pasqyruar edhe rregullorja e fushës.

Shërbimi online thjeshtëzon procedurën dhe konfirmon kompleksin e ri multisportiv si një alternativë argëtimi pa asnjë kosto.

Fushat sportive janë funksionale nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 00:00 të natës, me ndriçim dhe ujitje, si dhe do të mirëmbahen nga APR.

Fusha me bar është përcaktuar për futboll dhe regbi, ndërsa dy të tjerat me tartan për basketboll, volejboll, kalçeto. Ndërkohë, tre tribunat ofrojnë 600 vende ulëse për publikun.

Top Channel