Vlorë, sekuestrohet gomonia, po planifikohej trafik droge

01/03/2017 00:00

Në zonën pranë kepit të Gjuhzës në Vlorë u kap dhe sekuestrua mjeti lundrues ERA III, me pronar A.H, 47 vjeç, lindur dhe banus ne Vlorë.

Mbi bazën e informacioneve të marrë më parë Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Vlorë, Delta Forcë dhe Guardia di Financën bënë të mundur parandalimin e një tentative për trafikim të lëndeve narkotike në drejtim të Italisë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti lundrues me gjatësi 5.6 m dhe gjerësi 2.2 m, me një motorr Yamah 90 hp dhe një motorr Yamah  9hp, ka dalë pa leje nga zona e Orikumit dhe mjeti nuk është i pajisur me certifikatë nga policia kufitare.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel