Përparimi i teknologjisë ka mbërritur në epokën që të shfrytëzohet për turizëm hapësinor. Ambicia disavjeçare e SpaceX, pritet të realizohet vitin e ardhshëm.

Elon Musk, themeluesi i kompanisë së transportit hapësinor, thotë se misioni i parë i dërgimit të turistëve në hapësirë është planifikuar për muajt e fundit të 2018.

Musk sqaroi se bëhet fjalë për dy prenotime udhëtimi rreth Hënës dhe se për dy biletat vajtje-ardhje është paguar një shumë e konsiderueshme parashë.

“Kjo është mundësia e njerëzimit për t’u rikthyer në hapësirë, përtej orbitës , pas 45 vitesh”, thotë Musk.

Musk refuzoi të bëjë publike identitetin e personave, por tha se ata janë të njohur me njëri-tjetrin dhe se nuk vijnë nga bota e Hollivudit.

“Ashtu si astronautët e Apollos, këta dy persona do të mbajnë me vete në hapësirë shpresën dhe ëndrrën e gjithë njerëzimit, që burojnë nga kureshtja për të zbuluar universin”, deklaroi shefi i SpaceX, duke sqaruar se së shpejti do të nisë trajnimi i turistëve për të përballuar aventurën e tyre hënore.

Misioni i SpaceX është realizuar në bashkëpunim me NASA-n dhe synohet që brenda një dekade, udhëtime të ngjashme të shndërrohen në traditë. 

Top Channel