Kompania gjermane e prodhimit të makinave Porsche është fokusuar edhe në krijimin e pajisjeve të shtrenjta. Në Kongresin Botëror të Celularëve është prezantuar edhe laptopi i tij.

Laptopi hibrid, The Porsche Design Book One, mund të funksionojë dhe si tablet, si Surface Book e Microsoftit.

Pajisja ka një ekran 13.3 inç, me procesore Core i7 dhe 16 GB RAM. Në të njëjtën mënyrë si Surface Book, ekrani mund të shkëputet nga pjesa tjetër e laptopit dhe të bëhet tablet. Për më tepër ekrani mund të rrotullohet në 360 gradë.

Veçori të tjera të tij përfshin memorien 512 GB me shpejtësinë SSD dhe një tastierë të zbukuruar.

Laptopi punoni me Windows 10 dhe pritet të dalë në Amerikën në prill.

Duke qënë e fokusuar tek pajisjet e shtrenjta, disa vite më parë Porsche personalizoi smartphone-in BlackBerry Bold 9900, duke i shtuar logon e Porsche, dhe e quajti BlackBerry Porsche Design P’9981, me një cmim 1500 dollarë.

Top Channel