“Kjo picë ta shpif”

28/02/2017 00:00

Para pak ditësh lindi një debat i madh “online” pasi Presidenti i Islandës tha me shaka se do ta ndalonte me ligj ananasin në picë nëse do të mundej, ndërsa tani përdoruesit e internetit po grinden për një picë tjetër me përbërës të çuditshëm.

Bëhet fjalë për një picë me bizele dhe majonezë, që nga shumë cilësohet si “e shpifur”.

Një foto e kësaj pice u bë virale pasi u shpërnda nga përdoruesi Air-ic, nga Florida. “Picë me bizele dhe majonezë?! Shumë e mirë”, shkroi ai, pa marrë parasysh sulmet e të tjerëve.

Qindra persona treguan me fjalë dhe “emoji” se kjo picë ia shpifte, duke e quajtur “katastrofë”.

Top Channel