Taka e ulët, shumë shik! (FOTO)

20/02/2017 00:00

In medio stat virtus, thoshin antikët. Dhe kjo është dhe tendenca e këpucëve për pranverën 2017, duke na propozuar një sërë modelesh me takë mesatare, mjaft të sofistikuara dhe bon ton.

Në veçanti variantet më shik në qarkullim janë ato me “kitten heels”, taka e hollë që shkon diku mes 3 dhe 7 centimetra, të preferuara nga Audrey Hepburn, Grace Kelly dhe divat e tjera të viteve ’60.

Që nga klasiket prej lëkurë tek ato të çmuara, nga ato në satin tek ato me rrip në kyçin e këmbës, të gjitha janë të mrekullueshme. Ja disa ide për të këpucët tuaja, shfletoni galerinë.

FOTO GALERI
4/11
Christian Louboutin

Top Channel