“Një vit në një orë”, numrat më të vështirë të cirkut

19/02/2017 00:00

Mjeshtra cirku, artistë profesionistë dhe amatorë kanë punuar gjatë gjithë vitit për të sjellë një shfaqje më të veçanteë se premierat e zakonshme në Cirkun Kombëtar.

E kanë quajtur “Nje vit në një orë”, sepse përgjatë një ore shfaqjeje shpalosen numrat më të vështirë të një viti.

Numra toke por edhe ajri, pjesa më e madhe e të cilave realizohet pa llonxha sigurie, numra që kërkojnë orë të tëra imepnjimi për të sjellë 60 minuta argëtim për vogëlushët.
 
“Tashmë është bërë traditë që çdo fundviti ne vijmë me një shfaqje të re, me një premierë në të cilën janë numrat më të vështirë, që duan më shumë kohë. Nuk janë më shfaqjet që ne përpunojmë gjatë vitit për të thithur publikun e vogël, kjo është një shfaqje tradicionale, e cila ka tendencën që të përfshijë të gjitha moshat”,  u shpreh Alketa Haxhia, Drejtore Artistike-Cirku Kombetar i Tiranes

Numrat akrobatikë nuk janë vetëm të vështirë, por edhe të rrezikshëm, veçanërisht kur realizohen në ajër dhe kur bëhen dy akrobatë, vështirësia për të realizuar lëvizjet shtohet. Por Pamela dhe Loredana superojnë vështirësitë falë eksperiencës prej 10 vitesh në arenën e cirkut.

“Është numër tepër i vështirë, pasi duhet të koordinohem me kolegen, por edhe numri është goxha I vështirë, sepse është në ajër”, thanë dy akrobatet, Pamela Rexhepi dhe Loredana Dushku.

 40 artistët e cirkut presin të gjithë familjen në Arenën e Cirkut Kombëtar, për çdo të shtunë e të diel, në “Një vit në një orë”.

Top Channel