Tabletë mjaft të hollë që mund të tërhiqen për të kaluar nga përmasa e vogël në përmasa të mëdha. Monitorë të ngjashëm me byzylykët prej gome për të matur rrahjet e zemrës në puls.

E gjithë kjo mund të bëhet e mundur falë një teknike të re printimi me një kosto të ulët, që prodhon qarqe të integruara elastike duke përdorur një printer të përbashkët me bojë. Janë inxhinierët e Michigan State University, në SHBA, që kanë përshkruar këtë risi në Acs Nano.

“Mund ti bëjmë kostot e prodhimit të elektronikës fleksibile njësoj me ato të shtypjes së gazetave. Puna jonë mund të çojë në ekrane të printuara që mund të tërhiqen lehtësisht për të rritur përmasat, njësoj si pajisjet elektronike që vishen dhe aplikacione të reja për robotët e butë”, thotë koordinatori i studios, Chuan Vvang.

Sekreti i kësaj teknologjie të re është në përbërjen e vëçantë të bojës së përdorur për printim. Kjobojë ka përbërës të ndryshëm organik, nanomateriale që shpërbëhen në solucion. Futen në një bojë të zakonshme printimi dhe realizojnë tre komponentë thelbësorë: materiali elastik, qarku, dhe OLED, dioda organike me emision drite.

Studiuesit kërkojnë të kombinojnë qarkun dhe Oled në një piksel të vetëm, një rezultat i nevojshëm për komercializimin e teknologjisë së re, që mund të kërkojë një apo dy vite punë.

Top Channel