“Porosia e fundit”, dy në pranga për kokainë
18/02/2017 00:00
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona dhe ka sekuestruar një sasi prej 10 dozash kokaine.
Në sajë të operacionit të koduar “Porosia e fundit” është vënë në pranga Emiljano Ramazani, 37 vjeç dhe Marengelen Kamami, 33 vjeç.
Sasia e lëndës narkotike iu sekuestruar në mjetin tip “Ford” ku u gjetën dhe 50 mijë lekë të reja dhe 14 celularë të markave të ndryshme.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy mjete, tip “Ford” me targa AA 806 JL dhe automjetin tip “Peugeot” me targa AA 749 MY.
Top Channel