Përvjetori i pavarësisë nis me nderimin e të rënëve

17/02/2017 00:00

Kosova fiku sot 9 qirinj në tortën e ditëlindjes së saj si shtet i pavarur. Ceremonitë zyrtare kishin nisur që ditë më parë, por mëngjesi i 17 shkurtit i gjeti drejtuesit më të lartë të vendit në Prekaz, për të zhvilluar homazhe pranë varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Prishtina ishte dekoruar kudo me flamujt e Kosovës, por kurrsesi nuk mungonin as ata kuq e zi. Ndërsa, për më të rinjtë, kjo ishte një ditë feste.

Për ata më të moshuarit, pavarësisht se shënohen 9 vite pavaresi, sërish nuk është arritur ajo për të cilën është luftuar.

Në kohën kur ngritja e mureve kudo në botë është kthyer në frikën e shumëkujt, por dhe në qëllimin në vetvete të disa të tjerëve, Kosova në 9-vjetorin e pavarësisë së saj, ka dashur që nëpërmjet simbolit të saj, Neëborn, të tregojë se sot bota nuk ka nevojë për mure, barriera fizike apo ideologjike.

Top Channel