
10 premiera britanike do të shfaqen që prej së premtes paralelisht në 6 shtete në Ballkan në “Play UK”, Festivalin e Filmit të Ri Britanik, nismë e cila, i jep audiencës shqiptare mundësinë të shijojë këto premiera, më parë se pjesa tjetër e Europës.
“Play UK” është Festivali i Filmit Britanik, i cili për herë të parë aplikohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen gjashtë shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi dhe përfshin 10 filma premierë. Jemi goxha “avantgarde” në hartën e filmave premiere në të gjithë rajonin”, shprehet Daniela Nuredini, menaxhere e Programeve, British Council.
Regjisori fitues i çmimit “Oskar”, Danny Boyle dhe seria e dytë e “Trainspotting” çelën këtë festival. 20 vite pas ngjarjeve të “Trainspotting” vijnë sërish 4 heronjtë, tanimë larg të qenit adoleshentë. Ata janë rritur, por koha ka ngecur dhe e tashmja e tyre ritakohet me të shkuarën në serinë e dytë, që ka marrë vlerësime maksimale nga kritika britanike për lojën brilante të aktorëve, skenarin e regjinë si edhe mënyrën e përçimit të mesazheve të drejtpërdrejta në publik.
“Trainspotting 2” është një nga premierat, e cila akoma në Europë nuk është shfaqur. Fillon të shfaqet pas datës 23 shkurt. Çdo ditë në kemi 3 premiera të filmave britanike të ndryshëm, ku shumë aktorë të famshëm, fitues të çmimeve “Bafta”, por jo vetëm. Ka edhe fitues të çmimeve “Oskar”, pjesë të kastit të aktorëve të këtyre filmave”, thotë Nuredini.
Audienca shqiptare do të shijojë të tjerë fitues të çmimeve “Oskar” si: Brie Larson dhe lojën e saj në “Free Fire” apo të tjera filma që do të shfaqen përgjatë tre ditëve në kinema “Agimi”, pjesë e rrjetit “Imperial”.
Top Channel