9 vjet pavarësi, VIP-at shqiptarë urojnë Kosovën
17/02/2017 00:00
Sot Kosova shënon plot 9 vjet si shtet i pavarur duke lënë pas krahëve vite të tëra luftërash, vuajtjesh dhe shkelje të të drejtave bazike që qytetarëve kosovarë u është dashur të tejkalojnë.
Në këtë ditë feste nuk kanë munguar urimet nga shumë VIP-a shqiptarë, të cilët nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kanë uruar të gjithë kosovarët në këtë ditë të veçantë.
Gjithashtu simboli i “New Born” si çdo ndryshon pamje, dhe këtë vit ndryshe nga të tjerët përveç ngjyrës që është shndërruar në gri i është shtuar edhe shkrimi “Na Walls”, që simbolizon thyerjen e të gjitha mureve apo barrierave që ky shtet ka hasur apo do të hasë në të ardhmen.
Top Channel