Veriu i Kosovës, Kodheli dhe Krsticevic letër NATO-s

15/02/2017 00:00

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë bërë që ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krsticevic t’i drejtohen sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me një letër.

Siç njofton Ministria jonë e Mbrojtjes, Kodheli dhe Krsticevic kanë dënuar retorikën nacionaliste nga politikanët serbë dhe veprimet në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që cënojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe stabilitetin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Dy ministrat i kanë kërkuar sekretarit Stoltenberg rishikimin e planit operacional të misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje. Gjithashtu, ata kanë kërkuar edhe shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Top Channel